Fëmijët shqiptarë nuk duhet të mbrohen vetëm nga bandat e drogës, por tani dhe nga trafikantët e qenieve njerëzore. Një oficer i policisë kufitare në Kukës, ka denoncuar një rast skandaloz, ku fëmijë nën moshën 18 vjeç, kalojnë çdo ditë në kufirin shqiptar në drejtim të Kosovës, ku më pas trafikohen në vendet e Europës për transplant organesh.

Polici i cili ka dashur të mbetet anonim, ka treguar edhe skemën se si fëmijët kalojnë në kufi.

Denoncimi i policit, është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i ka bërë thirrje policisë që të nisë sa më shpejt hetimin.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Një denoncim tronditës!

Polici dixhital denoncon ekzistencën e një rrjeti, që trafikon fëmijë për qëllim marrjen e organeve për transplant!

I bëj thirrje prokurorisë të nisë me përparësi hetimin! sb

“Zoti Berisha jam nje polic ne kufirin e kukesit problemi qendron ketu Mund te pshtoni shume jete femijesh,ne doganen e shiperis dhe kosoves po bejne trafikin e femijeve nen mosh 18 vjeq e posht po i trafikojne ne kosove per ti qitur pre andej jasht ne nje vend tjeter per ti marur organet e trupit procedura qe po kryejne jane fallsfikimi i qartifikates duke i lejuar me kaluar me qartifikate duke futur nga 20 mije lek te vjetra neper qartifikate duke ja kaluar atyneve qe rrijne te gabinat aty ne kufi ato per 20 mij lek te vjetra po kalojne nje femije deri me sot eshte trafikuar 9 femije i marin neper fshatra te lanur nga fshatrat e varfer jane duke bere nje gje qe nuk duhet te lutem shperndaje dhe beje sa me te madhe”