Deklarata e Ambasadorit Amerikan në Tiranë Donald Lu se në Shqipëri janë 4 banda mafioze dhe 20 familje kriminale, në fakt duket se ju ka shërbyer më shumë këtyre grupeve mafioze.

E ftuar në emisionin Kolaudim në IN Tv, e pyetur nga moderatorët e emisionit se përse në këto momente Ambasadori Lu po hesht, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: “Ka nga ata që e kanë marrë si paralajmërim deklaratën e ambasadorit, por gjithçka varet si e sheh”.