Gjykata në Mitrovicë e dënoi me burgim me kusht prej 3 muajsh personin që e sulmoi djalin e tij.

Personi me inicialet A. M. është dënuar me tre muaj burg me kusht nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi akuzohej për sulm ndaj djalit të tij.

Dënimi këtij personi mund t’i kthehet në dënim me burg, nëse ai kryen vepër penale në periudhën prej një viti.

Sipas aktakuzës, në shtator të këtij viti pasi djali kishte shkuar ta marrë me veturë dhe e kishte sjellë në shtëpi të akuzuarin, ai kishte filluar t’i fyejë djalin dhe bashkëshorten e tij.

Në aktakuzë thuhet se më pas i akuzuari e kishte gjuajtur me gotë djalin e tij dhe kishte tentuar ta sulmojë me pirun, por djali kishte reaguar duke e shtyrë babanë dhe më pas e kishte thirrur policinë.

Policia në Mitrovicë pastaj kishte ngritur kallëzim penal ndaj personit me inicialet A. M. nën dyshimin për sulm. /kallxo.com