Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është dëmtuar në përballjen ndaj Bullgarisë të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Në minutën e 34’ francezi u detyrua të largohet nga fusha e blertë për shkak të disa shqetësimeve muskulore, ndërsa vendin e tij e zuri mesfushori i Paris Saint Germain, Adrien Rabiot.