Burim Kukeli pësoi një dëmtim përpara ndeshjes së Shqipërisë me Italinë.

Në stërvitjet e zhvilluara në Durrës, mesfushori kuqezi mori një goditje në gju dhe gjatë kësaj kohe zhvilloi rezonancën për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Duket se nuk është asgjë e rëndë dhe lojtari do të rikthehet javën e ardhshme për të qenë në dispozicion të trajnerit.

Nga rezonanca e kryer u mësua se goditja e marrë kishte shkaktuar një dëmtim të vogël të ligamentit të gjurit, por asgjë serioze për ta mbajtur për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.

Sipas rezonancës, gazeta ka mësuar se shqiptarit i është shkaktuar pak gjakderdhje në ligamente, e cila e mbajti jashtë fushës së lojës që para ndeshjes kundër Italisë.

Kukeli i humbi dy sfidat e fundit të Shqipërisë, atë ndaj Spanjës për shkak të kartonëve dhe ndaj Italisë për dëmtimin si dhe ndeshjen e djeshme të Sionit.