Një matador ka pësuar plagë të rënda pas një lufte me një dem 500 kilogramë të rëndë në një qytet në Meksikë.

Arturo Macias, 35-vjeçar, është hedhur në ajër nga demi para se të shpohej nga ai gjersa qëndronte i shtrirë në tokë, transmeton Express.

Briri i demit ka depërtuar në fytin e Macias, i cili më vonë është parë i gjakosur nga qafa.

Ai i ka pësuar edhe dy plagë tjera dhe është bartur jashtë nga zyrtarët.

Por, Macias është parë më vonë duke u rikthyer në ring ku e ka mbytur demin në San Marco, Meksikë.

Ngjarja ishte mbajtur për të mbledhur para për tërmetin e fundit e ka shkatërruar vendin.