Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti ka vijuar fushatën parazgjedhore në Komunën e Gostivarit, ku bashkë me Kryetarin e Komunës së Gostivarit njeherit kandidat, z. Nevzat Bejta vizituan fshatin Debresh.

Ahmeti para banorëve të Debreshit fillimisht foli mbi zhvillimet politike në vend me theks të veçantë fushatën parazgjedhore.

“Vij nga fshatrat e Tetovës. Dëgjoj, komunikoj me shumë njerëz. Dikush më tha se përse të tjerët tentojnë ta shkatërojnë Bashkimin Demokratik për Integrim. Si moment më preku. Përgjigja ime ishte kjo. Ne në 16 vite nuk shkatëruam asnjë dhe nuk kemi punuar për të shpartalluar kërkënd. Ne i kemi thirrë njerëzit që të bëhemi bashkë, sepse, bëhemi më të fuqishëm në komunikim me të tjerët. Para dy vitesh i thirra gjitha partitë që të bëhen bashkë, anise fitohet  Bashkimi Demokratik për Integrim. Nuk dëgjuan atëherë dhe tani janë bë bashkë pasi përfundoi rrethi i parë zgjedhor. Janë bërë bashkë për të shpëtuar vetveten por jo për t’i afruar diçka popullit rreth unitetit dhe mbrojtjes së interesave kolektive”, tha Ahmeti.

Ahmeti nënvizoi që vendbanimet tona kanë qenë të lëna pas dore dhe tani duhet më tepër kohë që të përmbyllen të gjitha problemet në infrastrukturë, duke ftuar banorët e Debreshit dhe Komunës së Gostivarit që të mbështesin Nevzat Bejtën në zgjedhjet e së dielës.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta potencoi që bashkë me qeverinë do të gjindet zgjidhje për problemet kryesore që ka fshati Debresh, siç është furnizimi i rregull me ujë për pije si dhe ndërtimi i sallës sportive.

“Vazhdimisht kam qenë me ju dhe ne i dimë hallet dhe brengat e juaja. Jemi angazhuar dhe kemi bërë punë të mira për banorët e Debreshit. Tani kemi përgatitur programin e ri 2017 – 2021 dhe kemi paraparë realizimin e shumë projekteve në fshatin tuaj. I di kërkesat kryesore të Debreshit. Këtu e kam kryetarin tonë z. Ali Ahmeti. Salla sportive do të bëhet këtë mandat qoftë edhe me mjete nga buxheti i Komunës së Gostivarit. Kemi takime me Klubin Futbollistik të Debreshit dhe do ta ndërtojmë stadiumin e Debreshit. Kemi paraparë ndërtimin e Zonës së lirë ekonomike në Debresh dhe këtë do ta realizojmë në bashkëpunim me qeverinë. Kanalizimin për ujërat e zeza e kemi filluar dhe në mandatin e ri do ta përfundojmë.”, tha Kryetari Bejta, duke thekuar që problemi i furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm në fshatin Debresh do të merr zgjidhje përfundimtare me realizimin e projektit “Ujë për Gostivarin” mjetet financiare për të cilin janë siguruar nga qeveria e Zvicrës.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????