Instituti për të Drejtat e Njeriut organizon debat të hapur në temën “Këshilli gjyqësor i RM-së garanci e pavarësisë gjyqësore!? në të cilin do të prezantohet raporti i tretë tremujor nga monitorimi i punës së Këshillit gjyqësor të RM-së për periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti.

Në debat do të flasin kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, gjykatësja e Gjykatës Supreme të Sllovenisë në pension Maja Tratnik, gjykatësi dhe profesori universitar Lazar Nanev dhe avokati Xvonko Davidoviq.