Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologji e Maqedonisë dhe misioni i OSBE-së në Shkup do të organizojnë debat shkencor dhe profesional në temën “Dyshimi në favor të të pandehurit – fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm”.

Në diskutimin shkencor do të marrin pjesë praktikues dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, të cilët kanë për synim të identifikojë shembuj të praktikave të mira dhe t’i diskutojnë rastet gjyqësore nga tema e diskutimit.

Nga Shoqata informojnë se sapo të miratohen rekomandimet dhe konkluzionet nga diskutimi, organizatat kompetente do të përgatisin raport i cili do t’i përmbajë rezultatet e tij.