Victoria dhe David Beckham ka kohë të gjatë që janë martuar dhe shpesh mediat u përpoqën të shkaktojnë konflikte mes tyre apo t’i ndajnë.

Por çifti britanik nuk ra në kurthin e thashethemeve të medieve rozë dhe po vazhdojnë të jetojnë të lumtur.

Megjithatë, duket se ish-futbollisti i famshëm anglez ka filluar të argëtohet me femra të tjera, që vijnë nga muzika.

Bëhet fjalë për Lady Mary Charents, e cila fitoi vëmendjen e ish-lojtarit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Miqtë e Beckhamit pohojnë se atij i pëlqen shumë bukuroshja britanike dhe se në festat, ku perfomon ajo si DJ, David qëndron deri në orët e hershme të mëngjesit dhe se kjo po bën që të nervozohet.

“Asaj sportisti nuk i pëlqen, por Davidi është i marrosur pas artistes dhe nuk lejon që meshkujt e tjerë të flasin me të në festë”, tha një mik i afërt i Beckhamit.

Theksojmë se Lady Mary është 13 vjet më e re se ish-këngëtarja e grupit të famshëm, “Spice Girls”.