Mbrojtësi i Manchester Utd, Matteo Darmian, po kalon periudhë të mirë në Angli. Ai beson se Manchester Utd do të dalë kampion i Anglisë. “Djajtë e Kuq” aktualisht janë në vend të dytë me 19 pikë aq sa ka edhe lideri Manchester City. Anëtari i kombëtares së Italisë, është pyetur edhe rreth ndryshimit midis futbollit anglez dhe atij italian. “Nuk besoj se është një botë tjetër”, përgjigjet futbollisti. “Ka disa ndryshime me gjithë respektin që kam për futbollin italian. Është më fizik, dhe më pak taktik.  Mungesa e taktikave mund të ndryshojë rrjedhën e lojës, bëhet më e shpejtë dhe më dinamike. Është thjesht dy stile të ndryshme”, thotë Darmian.