Pas fitores së thellë 4-1 ndaj Teutës në “Niko Dovana”, ka folur për mediat trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. Ai tha se Skënderbeu duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, duke dhënë mesazhin e qartë për lojtarët se nuk duhet kaluar në eufori.

“Jemi në rrugën e duhur, por jo si pjesën e parë, ku bëmë shumë gabime. Përballë kishim një Teutë që në fushën e vetë është shumë agresive.

“Kemi përmirësuar gjithçka në pjesën e dytë, duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi janë dhe 3 faza të tjera për tu luajtur. Nëse luajmë siç kemi luajtur, do ja dalim.

“Nuk mund të pajtoheshim me ritmin që po prodhonim, pasi do të pësonim gola. Arma jonë e fortë është presingu, Osmani i jep një farë qetësie lojës.

“Kemi shpenzuar shumë energji dhe me Partizanin e Beogradit, prandaj ndoshta ishim dhe dobët në pjesën e parë”, tha trajneri Daja.