Crystal Palace ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 ndaj Chelseat në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Ligës Premier dhe kjo ishte fitorja e parë pas shtatë humbjeve radhazi.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 11-të nga një aksion i bukur, ku goditjen e Yohan Cabaye e devijoi në golin e tij Cezar Azpilicueta për 1-0.

Megjithatë, Chelsea arriti të kthehet në lojë në minutën e 18-të duke shënuar me anë të Timeoue Bakayoko që shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Cesc Fabregas.

Crystal Palace arriti ta mbyll me epërsi pjesën e parë me anë të një goli nga sulmuesi kryesor, Wilfried Zaha, i cili shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë, Chelsea u mundua të kthehet në lojë duke inkuadruar shumë lojtarë sulmues dhe krijuar sulme të njëpasnjëshme.

Megjithatë, kjo nuk i ndihmoi pasi deri në fund nuk arritën të shënojnë gol dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Crystal Palacet, që marrin pikët e para në këtë kampionat.

Pas kësaj fitore, Crystal Palace ka vetëm tre pikë në vendin e fundit, ndërsa Blutë renditen në vendin e katërt me 13 pikë.

Në javën e ardhshme, Palace udhëton tek Newcastle United, ndërsa Chelsea e pret Watfordin në shtëpi.