Aktualisht është një ndër futbollistët më të mirë në botë, ku edhe për këtë vit është favorit me fituar çmimin “Topi i Artë”.

Cristiano Ronaldo për momentin gjendet në vendlindje, ku nesër do të luajë me Portugalinë kundër Andorrës.

Por kjo nuk do të thotë, që portugezi nuk mundet të kalojë edhe ca momente pranë të afërme, duke dëshmuar se sa është familjar.

Në fakt, 32-vjeçari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet pranë të dashurës, Georgina dhe tre fëmijëve.

“Fotografia e ditës”, e ka përshkruar imazhin e sjell për ndjekësit në rrjetet sociale.

Theksojmë se edhe e dashura e CR7, bukuroshja Rodriguez tashmë ka konfirmuar, se është shtatzënë.

Ronaldo do të zbresë nesër në fushën e blertë për herë të 146 për kombëtaren e tij, me të cilën deri më tani ka shënuar 78 gola.