Ata u shfaqën së bashku në serinë numër 24 të të famshmit James Bond, ‘Spectre’, në vitin 2015.

Dhe Daniel Craig, që do të interpretojë sërish rolin e spiunit më të famshëm në histori, ka kërkuar ta ketë serish aktoren e njohur italiane për serinë e ardhshme të sagës së famshme, që pritet të dalë në nëntor të vitit 2019.

Monica, e cila shfaqi një performancë të shkëlqyer si vejusha Lucia Sciarra, mbahet mend si më e vjetra Bond Girl, teksa e interpretoi këtë rol në moshën 53-vjeçare.