Referendumi për shkëputjes e Katalonjës, i thirrur nga partitë e pavarura, filloi ditën e sotme me përleshje dhe akuza ndaj policisë.

Policia është parë duke thyer me cekic derën e një shkolle për të hyrë me forcë në qendrën e votimit.

Ndërkohë që përleshje të ashra shpërthyen jashtë qendrës mes policisë dhe njerëzve që prisnin të votonin.

Të paktën një grua u plagos jashtë ndërtesës dhe u mor në një barelë nga një ambulancë.

Televizinet lokale filmuan policinë duke përdorur shkopinj për të shpërndarë turmat e mbledhura jashtë qendrës.

Pamjet televizive lokale treguan policinë duke përdorur shkopinj për të shpërndarë turmat e mbledhura jashtë qendrës sportive lokale.

Policia u pa përleshej gjithashtu me votuesit jashtë një stacioni të votimit në Barcelonë, ku dhjetëra policë përdorën mburoja kundër trazirave për të larguar njerëzit.

Burime për “Reuters’ bëjnë të ditur se policia po përleshet me votuesit në qendrat e votimit në të gjithë Katalonjën.

“Ne jemi njerëz të paqes dhe nuk kemi frikë,” këndojnë ndërkohë në kor njerëzit që presin të votojnë

Disa kolegje tashmë janë hapur, ndërkohë që banorët po votojnë në radhë të gjata.

Në orën e para të ditës së sotme, zyrtarët kanë njoftuar se do të përdorin një regjistrim universal që lejon qytetarët të votojnë në çdo shkollë.

Duke u nisur nga referendumi, policia spanjolle arrestoi zyrtarët katalanas, konfiskoi fletëpalosjet e fushatës, mbylli shumë nga 2,300 shkollat e emëruara si vendvotime dhe pushtoi qendrën e komunikimit të qeverisë katalanase.