Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka folur për afatin kalimtar të janarit

Sipas mediave spanjolle, Barcelona do të tentoj sërish gjatë afatit kalimtar të janarit që ta transferoj Philippe Coutinhon nga Liverpooli.

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, ka folur për afatin kalimtar të janarit dhe në veçanti për Philippe Coutinhon:

“Nëse do të ketë blerje, do të doja të mos jenë “mediatike” si në verën e kaluar. Në këtë moment preferoj të mos përmend emra”, ka deklaruar ai.

Barcelona e kishte kërkuar edhe gjatë verës brazilianin, por Liverpool kishte refuzuar ofertat e klubit nga “Camp Nou”