Conti do të zbresë sërish në fushë në fund të janarit në vitin 2018.

Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit të Milanit, Andrea Conti, ka thënë se italiani do të rikthehet në fushë në fund të muajit janar në vitin 2018.

Conti këputi ligamentet e gjurit muajin e kaluar dhe vazhdon të merret me procesin e rikuperimit.

“Jam i sigurt se ai do të kthehet edhe më i fortë dhe shumë më herët se që është pritur. Do ta shohim në fushë në fund të janarit ose në mes të shkurtit”, tha agjenti i Contit.

“Objektivi i tij është Kupa e botës. Jam i sigurt se me këtë synim, ai do të kthehet për të shkëlqyer”, shtoi Giuffredi.