Trajneri i Cheklseat, Antonio Conte është shumë i lumtur me paraqitjen e disa futbollistëve në ndeshjen ndaj Evertonit në Carabao Cup

Antonio Conte ka qenë i impresionuar me paraqitjen e tre lojtarëve të rinj, Charly Musonda, Kenedy dhe Ethan Ampadu në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Evertonit.

Chelsea fitoi 2:1 dhe u kualifikua në çerekfinale të Carabao Cup, ndërsa Conte u shpreh shumë i lumtur pas ndeshjes.

“ishte ndeshje e vështirë për ne, por unë jam shumë i lumtur. Pash shumë gjëra pozitive, sidomos prej disa lojtarëve të rinj”, tha fillimisht Conte gjatë takimit me gazetarë.

“Charly Musonda, Kenedy dhe Ethan Ampadu kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë. Ata meritojnë të kenë një mundësi dhe jam i lumtur sepse ata e dhanë përgjigjen që e prisja