Conte ka lavdëruar Zinedine Zidane-n në ceremoninë e FIFA-s, ku italiani së bashku me francezin dhe Allegrin luftojnë për çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2017.

Për mua është e mrekullueshme që gjendem këtu dhe luftoj për këtë çmim, por sinqerisht Zidane sezonin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm me Real Madridin ku fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve”, tha Conte.

Në ceremoninë e FIFA-s do të ndahen edhe shumë çmime tjera, më e rëndësishme ajo e lojtarit më të mirë “The Best”, ku të nominuar janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar.