Ngacmimet seksuale janë të shpeshta, si në rrugë, si në shkollë, por edhe në vend të punës.

Një anketim i publikuar për prestigjiozen ‘The Telegraph’ tregon se një në pesë gra kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale në vend të punës.

 Prandaj, duke marrë parasysh se kjo çështje është serioze dhe duhet adresuar menjëherë nga të gjithë, ekspertët kanë japë disa këshilla se si duhen raportuar dhe parandaluar ngacmimet seksuale në vend të punës:

Kuptojeni çka është ngacmimi seksual

Kampanja “MeToo” ka zbuluar se një numër i madh i njerëzve nuk e kanë të qartë se çfarë në të vërtetë është ngacmimi seksual. Gjatë bisedimeve të ndryshme, shumë gra e kanë kuptuar se në fakt qysh moti kishin qenë viktima të ngacmimeve të tilla.

Prandaj, ekspertët sugjerojnë që ta familjarizoni vetveten në detaje me atë çfarë është ngacmim seksual. Abuzimet e dhunshme duhet të raportohen në polici!

Mbani shënime çfarë po ndodhë

Personat të cilët vuajnë nga ngacmimet apo ‘bulizmi’ në vend të punës duhet të mbajnë shënime me incidentet. Nga komentet e vogla e deri te abuzimet e ndryshme, një ditar me shënime të tilla mund t’ju ndihmojë ta keni një pamje të qartë se çfarë në të vërtet po ndodh dhe mund t’ju ndihmojë me çfarëdo veprimi formal që e ndërmerrni.

Kësisoj, nëse ngacmimet eskalojnë apo ka abuzim fizik, kontaktojeni policinë!

Flisni me dikë që i besoni

“Shumica e grave dhe vajzave nuk flasin me askënd për ngacmimet seksuale”, thotë Scarlet Harris, eksperte e ngacmimeve seksuale.

Ndër hapat më të rëndësishëm është që të flisni me dikë të cilit i besoni nëse jeni viktimë e ngacmimeve seksuale.

Harris sugjeron se fillimisht duhet të kontaktoni me ndonjë shok/shoqe para se të merrni veprime formale.

Raportoni ngacmimet seksuale formalisht

Nëse punoni në një organizatë të madhe, atëherë duhet t’i ndiqni udhëzimet e kompanisë për raportimin e sjelljeve të tilla. Këtë mund ta bëni me ndihmën e menaxherit apo me zyrtarin e burimeve njerëzore.

KËSHILLË PËR PUNËDHËNËSIT: EDUKOJENI STAFIN

Shumica e punëdhënësve kanë politika dhe udhëzime rreth ngacmimeve seksuale, por ato mund të mos jenë të qasshme për punëtorët, dhe menaxhmenti mund të mos ketë mbajtur ndonjë trajnim formal.

Ekspertët rekomandojnë që punëdhënësit të jenë më strikt sa i përket rregullave të ngacmimeve seksuale dhe të punojnë më shumë në parandalimin e ngacmimeve seksuale brenda vendit të punës sesa në dënimin e akteve të tilla.