Kur ishte fëmijë emri i saj përmendej si këngëtare e suksesshëm e skenës muzikore për më të vegjël, e kur u rrit…

Tani, emri i Adeas lakohet me dhjetëra herë, ka thashetheme rreth jetës së saj private, ka komente, e lëvdata, shkruan “Kosovarja”.

Më shumë se çkado tjetër përflitet pamja e saj mbresëlënëse, vija trupore, por edhe stili modern. Me pak fjalë, Adea ende po mbetet në qendër të vëmendjes, ani pse s’po këndon.

Këngëtarja e cila zakonisht e shfaq bujshëm gjoksin, këtë herë ka dalë jashtë të zakonshmes, duke u mbuluar deri në grykë.