CIVIL do të hap qendrën për shtyp në ora 6:30 të mëngjesit më 29 tetor (e diel) në hotel City Park në Shkup. Qendra për shtyp do të jetë e hapur deri në ora 2 pas natë ose edhe më vonë, nëse do të ketë nevojë.

Qendra analitike do të jetë e vendosur në hapësirat e njëjta dhe do të pranojë raporte nga tereni, si dhe lajmërime nga qytetarët dhe qytetaret të cilëve do t’u nevojitet informacion ose këshillë.

Përfaqësuesit e Civilit do të jenë në dispozicion për mediat gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. Konferenca për shtyp do të mbahen në ora  9:30, 12:00, 17:00, ndërsa pas orës 19 do të organizojmë më tepër aktivitete, duke përfshirë deklaratën për publikun, konferencë për shtyp dhe panel diskutim në ora 21:30, me anëtarët e Bordit të Ekspertëve të Civilit, por edhe me mysafir tjerë.

CIVIL fton gjithë qytetarët dhe qytetaret që të parashtrojnë pyetje në Fejsbuk ose në postën elektronike ([email protected]) gjatë tërë ditës dhe në mbrëmje. Ekipi në detyrë do të ndjek komunikimin dhe menjëherë do të përgjigjet në të gjitha pyetjet ose do të publikon informacione të cilat do të arrijnë në adresën e organizatës.

Për dallim nga hera e kaluar, Civil nuk do të emitoj konferencën për shtyp drejtpërdrejtë, por do të jetë i hapur për të gjithë të gazetarët dhe gazetaret e interesuara në çdo kohë. CIVIL do të siguron hapësirë për ata që do të duan të punojnë dhe të njoftojnë nga qendra për shtyp për redaksitë e tyre. Në dispozicion do të kenë laptop dhe printer, si dhe qasje në internet.

CIVIL fton gjithë qytetarët dhe qytetaret të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtës së tyre të votës ose parregullsi zgjedhore në formularin online www.slobodniizbori.info ose në e-mail [email protected]. telefoni: 02 / 5209 176, 071 608 523, 078 / 746 138.

Gjithashtu, CIVIL do të informoj publikun që në ueb faqet www.civilmedia.mk në gjuhën maqedone dhe www.drejt.mk në gjuhën shqipe, do të publikohen informacione dhe raporte nga monitorimi zgjedhor i Civilit dhe informacione tjera të rëndësishme për qytetaret dhe qytetarët.