Organizata joqeveritare Civil votimet e një dite më parë i vlerësoi si demokratike dhe korrekte. Megjithatë, nga kjo organizatë kërkuan nga institucionet kompetente që me procedurë të shpejtuar t’i zbardhin akuzat e liderit të VMRO-DPMNE-së për blerje të votave.

Gruevski duhet të jetë i ftuar që të japë dëshmi për këtë akuzë serioze. 20 milionë euro për blerjen e votave është akuzë shumë serioze, si dhe pikërisht për këtë arsye duhet të japë më shumë sqarime nga informacionet e pakta që i dha në fjalimin e gjatë. Prokuroria duhet të iniciojë hetim edhe sipas informacionit të marrë për këtë akuzë duhet të hetohet se kush dhe me sa fonde ka disponuar ose ka tentuar të bëjë intervenim serioz në procesin zgjedhor – deklaroi Xhabir Derralla, CIVIL./alsat-m