“Autobest” ka publikuar emrat e gjashtë finalistëve, të përzgjedhur për veturën e vitit të ardhshëm në Evropë.

Në konkurrencën e ngushtë të “Autobest 2018” kanë hyrë Honda Civic, Citroen C3 Aircross, Ford Fiesta, Seat Ibiza, Opel Grandland X dhe Volkswagen T-Roc.

Pas testimit përfundimtar dhe vlerësimit të finalistëve, juria, e cila përbëhet nga gazetarët për automobila nga 31 shtete, do të bëjë publike emrin e fituesit më 15 dhjetor.

Titullin e automobilit më të mirë të blerë në Evropë vitin e kaluar e mban Seat SUV Ateca dhe prodhuesi spanjoll kësaj radhe ka adutin e vet në mesin e finalistëve- Ibizën e re.