Të jetë vallë sensacion i vitit edhe kësaj radhe, kjo nuk ka dilemë.

Kush tjetër mund të jetë, pos Donjeta Kosumit, e njohur me nofkën Kallashi, e cila krijon lajm me çdo lëvizje të saj.
Kësaj radhe, nuk vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotografive më tepër se provokuese, por për një kthesë të madhe në jetë që çdo njeri bën në një moshë të caktuar. Është fjala për martesën. A po martohet Kallashi apo kur do të martohet?

Janë vetëm disa nga pyetjet që janë ngritur përherë, por akoma pa përgjigje të qartë. U përflit për një lidhje të mundshme me persona të fushave të ndryshme, shkruan Kosovarja.

Politikan, deputet, biznesmen, e deri tek sheiku. Por, për asnjërin nuk doli një e vërtetë publike, apo të paktën një përgënjeshtrim. Më e çuditshme akoma, ishte deklarata e një haxhiu nga Tetova, i cili thuhet t’i ketë premtuar shumëçka, shkurt ‘çmenduri’.

“Bëhu nusja jem Kallash, çdo qime të flokut do ta luloj me nga një lirë,flori . Do ta kalli krejt Tetovën me dasmën që do ta bëj për ty”. Kjo po që ishte një deklaratë ‘bombë’. E natyrisht, pyetjet e tilla lindin kur flitet për Kallashin, meqë është vetë këngëtarja e valltarja, që nxitë dyshime, duke mos u dhënë fund asnjëherë atyre. Me kë e kur, kjo nuk dihet akoma.