Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Evropës Juglindore së bashku me Programin për zhvillim Kombeve të Bashkuara (UNDP) si partnerë në Projektin për menaxhim me daljen e  lumit Strumicë nga shtrati, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, publikoi thirrje të dytë për grante për zbatimin e masave agro-ekologjike.

“Pas zbatimit të suksesshëm të ciklit të parë të granteve, që rezultoi me efekte të shumta pozitive për prodhuesit, me këtë thirrje do të bëhen përpjekje rritje të dyfishtë të numrit të fermave në të cilat do të zbatohen praktikat moderne,agro-ekologjike”, thonë nga Qendra.

Mbështetje në pajisje dhe materiale në vlerë deri në 300.000 denarë do t’u jepet pjesëmarrësve më të mirë në trajnimet që do të mbahen në periudhën nëntor 2017 – shkurt 2018.

Aplikimi dhe detajet mbi kritereve për pjesëmarrje në program, mund të gjenden në ueb faqen http://www.rdc.mk/southeastregion/index.php/mk/  ndërsa kopje të shtypura mund të merren nga zyrat e Qendrës për zhvillimin të Rajonit planor të Evropës Juglindor në Strumicë dhe komunat e Radovishit, Konçes, Strumicës, Novo Sellës, Vasilevës dhe Bosilovës. Paraqitja do të zgjasë deri më 20 tetor të vitit 2017.