Agjenti i Sokol Cikalleshit ka folur rreth lajmeve të fundit për një transferim të mundshëm të sulmuesit te Lazio.

Për momentin nuk kemi asnjë kontakt me Lazion. Gjithçka është e mundur nëse vjen një ofertë konkrete. Për Cikalleshin, Lazio do të ishte një arritje e shkëlqyer. Por, jemi të ndërgjegjshëm që kemi firmosur me Osmanlisporin dhe Cikalleshi është blerja rekord në historinë e këtij klubi”, deklaroi menaxheri i lojtarit për “Lalaziosiamonoi.it”.