Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i zbatoi Zgjedhjet lokale në pajtim me Kushtetutën, Kodin ligjor dhe dispozitat pozitive. Sot kemi pasur zgjedhjet të qeta, demokratike dhe korrekte në të cilat qytetarët mundën lirisht ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre zgjedhore, vlerësoi sot kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

KSHZ-ja, theksoi Çiçakovski, gjatë zbatimit të këtyre, por edhe të zgjedhjeve paraprake, gjithmonë është prirur nga parimet e profesionalizmit, pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës.

“Me këtë rast japim gjithçka nga ne me qëllim që qytetarët të kenë të drejtë të barabartë, të lirë dhe sekrete të votimit. Mënyrë tjetër të punës kjo përbërje e KSHZ-së nuk njeh. Këto standarde të njohura ndërkombëtarisht i kemi zbatuar edhe gjatë aplikimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare edhe gjatë zbatimin e zgjedhjeve lokale 2017”, theksoi Çiçakovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në të cilën i kumtoi rezultatet preliminare nga rrethi i dytë i zgjedhjeve për zgjedhjet lokale.

Siç informoi në KSHZ, për dallim nga rrethi i parë zgjedhor, kanë arritur numër i vogël i ankesave për mbrojtje të së drejtës personale zgjedhore.

KSHZ-ja në mënyrë institucionale i ka proceduar dhe dua t’i theksoj karakteristikat për ditën e sotme është se kanë arritur shumë numër i vogël i vërejtjeve të paktën për instruksione nga komisionet zgjedhore komunale dhe nga këshillat zgjedhore nga partitë politike mendoj se sot kanë arritur vetëm tre vërejtje edhe atë në formë të njoftimit, informoi kryetari i KSHZ-së.