Milan ka filluar kërkimin për një trajner të ri.

Vincenzo Montella pritet të shkarkohet së shpejti.

Andaj, mediat italiane besojnë se si kandidat i përkohshëm mund të jetë Gennaro Gattuso.

Ish mesfushori i Milanit mund të jetë zgjidhje për pasardhës të Montellas. Gattuso e njeh mirë ambientin e ekipit në San Siro dhe mund të jetë shpresë e re për një fillim të ri te “Rossonerët”.