Chelsea është duke menduar për zëvendësuesin e Antonio Contes, i cili mund të largohet në fund të këtij sezoni

E ardhmja e Antonio Contes nuk është e sigurt në Chelsea, pas rezultateve jo të mira këtë sezon dhe marrëdhënies jo të mira me futbollistët.

Sipas 7 Gold, drejtuesit e Chelseat si zëvendësues të Contes e shohin trajnerin fantastik të Napolit, Maurizio Sarri.

Italiani ka një klauzolë prej 7.5 milionë eurove, çka nuk do të ishte problem për Chelsean, sepse i ofron kontratë prej 12 milionë eurove në vit.