Blogerja e njohur shqiptare ka marrë sot një dhuratë të veçantë. Shtëpia e Lori Hoxhës është transformuar në një kopsht me lule. Trashëgimtarja e Top Media ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku duken shumë tufa me trëndafila rozë.

Ajo është shprehur mjaft e emocionuar në postimin e saj nga kjo surprizë. “Më është kthyer shtëpia në një kopësht me trëndafila rozë”-ka shkruar Lori në publikimin e saj në Instagram.

Blogerja ka zbuluar dhe një detaj nga kjo dhuratë dhe  ka të bëjë me një rast të veçantë feste në këtë ditë tetori.  Blogerja ka treguar se feston ditëlindjen. Këto lule nuk janë dhuratë nga i dashuri i saj.

Lori është një nga vajzat shqiptare, të cilat dallojnë për stilin e saj të veçantë dhe me shumë shije. Kjo ditëlindje ka filluar para kohe për Lori dhe me shumë emocione, transmeton Express. Me siguri dhuratat për të do të jenë të shumta dhe këtë herë.

Image