Çfarë ndodhi me Messin në “Camp Nou” kundër Olympiacos?

Ajo se çfarë bëri Lionel Messi në “Camp Nou” kundër Olympiacosit në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ka lindur shumë pyetje.

Gjatë ndeshjes, Messi u ndal për një moment dhe nga çorapet e tij merr diçka dhe e futi në gojë, që vazhdon të mos dihet se çfarë ishte të vërtetë.

Ndërsa i pyetur për këtë gjë trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tha para gazetarëve në konferencën për media se “nuk e di”.

Messi shënoi gol të bukur në fitoren 3:1 të Barcelonës kundër Olympiacos, që luajnë me një lojtarë më pak për pjesën më të madhe të lojës, pasi Gerard Pique u ndëshkua me të kuq.