Çfarë do të ndodhë me sportin pasi Parlamenti i Katalonisë shpalli Pavarësinë? A mund të luajnë Barcelona, Girona e Espanyol në liga të tjera? A rrezikojnë të luajnë madje edhe në La Liga?

Kërkesës së Mariano Rajoy drejtuar Senatit për të vendosur kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, qeveria rajonale katalanase iu përgjigj me mbledhjen e Parlamentit dhe votimin e fshehtë për deklaratën e Pavarësisë.

Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën.

Por, pas pavarësimit të Katalonisë nuk do të thotë se ekipet e tyre mund të garojnë ku të duan dhe procesi është i gjatë nëse krahasohen me situata e tjera të ngjashme ku nuk ka njohje ndërkombëtare, të cilën Katalonia nuk e ka aktualisht, raporton Marca,