Mbledhja e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit të zhvillohet me dyer të mbyllura” – kjo është kërkesa e përfaqësuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Përfaqësuesit e Prokurorisë shprehen se kjo seancë duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi sipas tyre ka informacione për aktivitete kriminale, emra personash e dokumentacione që janë sekret hetimor.

“Kërkojmë që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kemi dokumentacion, do ballafaqohemi patjetër. Nuk kemi ardhur të bëjmë shou mediatik apo politik. Kemi informacoine që vijnë nga strukturat ligjzbatuese të vendit ku flitet për aktivitete kriminale, emra personash. Ne nuk kemi pse ndajmë me opinionin publik materiale që ju rezervohen vetëm personave që duhet t’i shikojnë, tha drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Sipas tij, ata posedojnë material sekret hetimor ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit që nuk mund të publikohet në publik.