Blloku politik konsevator i kancerales gjermane Angela Merkel sot vendo ta nominojë ministrin e deritanishëm të Financave Volfagang Shojble për kryetar të ardhshëm të Bundestagut.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA përkujton se Unioni Demokristian (CDU) e Merkelit dhe aleatët e saj të Unionit Socialist Kristian Bavarian (CSU) do të tentojnë të bëjnë koalicion me dy parti më të vogla, pasi fituan në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, edhe pse me rezultat më të dobër nga vitet paraprake.

Shojble 75 vjeçar do të jetë anëtari më i moshuar i Parlamentit federal. Pritet funksionin e tij në Ministrinë e Financave ta marrë përfaqësuesi i njërit ndër partnerëve potencial të CDU/CSU në koalicionin qeveritar.