Autoritetet e Kurdistanit Irakian kanë bërë vlerësim të gabuar me organizim të referendumit për pavarësi të rajonit, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu.

Sipas tij,e me aksionin e armatës irakiane për ndërmarrje të kontrollit mbi qytetin Kirkuk, të cilin deri më sot e kanë mbajtur forcat peshmerga është “rregulluar gabimi” që e kanë bërë kurdët me organizim të “referendumit të ndaluar për pavarësi”, të mbajtur më 25 shtator.

“Liderët e kurdëve irakianë kanë bërë vlerësim të gabuar dhe nuk kanë dëgjuar rekomandimet e Turqisë. Kanë menduar se do të kenë dobi shtesë, por nuk kanë pasur. Menduan se do t’i bashkojnë kurdët, por në vend të kësaj i kanë ndarë kurdët në Irak. Tani atje sundon kaos i madh dhe konfuzion”, deklaroi Çavushogllu në konferencën për shtyp në Ankara.

Pas referendumit, Turqia, së bashku me Qeverinë qendrore në Bagdad dhe Iran vendosën sanksione të kufizuara drejt Kurdistanit të Irakut.