Transferimi i Neymar në Paris Saint – Germain, duket se i ka penguar paksa sulmuesit Edinson Cavani.

Kjo ka reflektuar edhe në fushë, kur dyshja kishin pasur një ‘konflikt’ rreth gjuajtjes së një penaltive javë më parë.

Për këtë ka folur së fundmi Cavani, ku ka thënë se ajo çështje ka mbetur në të shkuarën, shkruan ESPN.

“Penaltia mbetet në të kaluarën. Këso gjëra ndodhin në futboll. E rëndësishme është tash që të gjejmë zgjidhjen për të punuar bashkë si ekip. Kjo të mundëson që arrish gjërat”.

“Na duhet të jemi ekip garues, nuk na duhet që të gjithë të jemi miq apo të jemi si familje”, ka thënë Cavani.

E rëndësishme është që secili të jetë profesional dhe të japë 100 për qind nga vetja. Jashtë kësaj secili ka jetën e tij, mënyrën e të bërit të gjërave dhe mënyrën e vetë të menduarit”, ka thënë uruguaiani.

Cavani ka thënë se trajneri është ai i cili merr vendimet dhe bën zgjedhjen e tij sa i përket skuadrës.