Edinson Cavani i ka lënë prapa krahëve problemet me Neymarin

Ylli i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka bërë të ditur se nuk ka asnjë problem me, Neymarin.

Uruguaiani dhe braziliani kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete pas përplasjes për penallti në ndeshjen kundër Olympique Lyon.

Por, ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit ka zbuluar se gjithçka i përket të së kaluarës, përcjell Express.

“Janë gjëra që ndodhin në futboll, gjëra që nganjëherë zmadhohen nga mënyra si janë në realitet, zgjidhen në zhveshtore. Gjithçka ka një zgjidhje, gjithçka është e qetë”, deklaroi Cavani.