Carvajal shumë shpejt pritet të rikthehet në fushë, infeksioni është larguar.

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Real Madridit, Dani Carvajal, ka filluar ushtrimet fizike pas infeksionit që kishte në perikard (mbështjellësin e zemrës), transmeton Gazeta Express.

Carvajal në muajin shtator u diagnostifikua me një infeksion në perikard, diçka që i rrezikonte karrierën 25 vjeçarit.

Por, pas pushimit më shumë se një muaj nga aktivitet sportive – infeksioni është larguar. Ai ka lënë pas problemet shëndetësore dhe tashmë ka filluar stërvitjet fizike në palestër.

Në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” ai ka shkruar “Faleminderit për mbështetjen tuaj, jam i lumtur që jam kthyer në stërvitje…. është më pak”, duke treguar se shumë shpejtë pritet të rikthehet dhe të luajë futboll.

Carvajal është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë në krahun e djathtë, i padiskutueshëm në formacionin e Real Madridit dhe Kombëtares së Spanjës.