Menjëherë do të dëmshpërblehen të gjithë punonjësit e falimentuar nga firmat në pronë shoqërore, gjegjësisht shtetërore, të cilët i përmbushin kushtet për këtë. Në qoftë se ka nevojë, për zgjidhje të kërkesave për të cilat do të vlerësohet se nuk përmbushen ndonjë kusht i caktuar, mund të mendohet për intervenim amendamenti në ligj. Dëshirojmë që tërësisht ta mbyllim çështjen me të falimentuarit, porositi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

“Nuk ka seleksionim të firmave. Janë përfshirë të gjithë firmat në pajtueshmëri me ligjin që kanë qenë në pronësi shoqërore, gjegjësisht shtetërore. Pranohen të gjithë kërkesat për momentin dhe kemi afat prej 60 ditëve t’i zgjidhim. Të gjithë të cilët në pajtueshmëri të ligjit i përmbushin kushtet do të zgjidhen menjëherë në valën e re. Kërkesa realizohet nga momenti i dorëzimit. Në qoftë se është dorëzuar më 25 shtator prej atëherë do t’u vlejë e drejta e kompensimit të të falimentuarve”, tha ministrja.

Për këto kërkesa, potencoi ajo, për të cilat do të shihet se nevojitet plotësim i ligjit me amendamente ne jemi të gatshëm që këtë ta bëjmë.

“Është e rëndësishme që me Agjencinë për Punësim t’i dëmshpërblejmë të gjithë punonjësit e falimentuar, të cilët i përmbushin kushtet në pajtueshmëri me ligjin ekzistues, ndërsa pastaj të shihet se cilët ndryshime të ligjit duhet të bëhen. Si Qeveri jemi të vendosur që përfundimisht ta mbyllim çështjen e të falimentuarve dhe në këtë drejtim edhe punojmë, ndërsa ajo tërësisht do të zgjidhet”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale