Jose Callejon insiston se skuadra e tij Napoli nuk ka frikë nga asnjë skuadër

Anësori spanjoll i Napolit, Jose Callejon thotë se ata kanë respekt për Manchester Cityt, por assesi frikë.

“Ne nuk kemi frikë nga askush”, tha Callejon gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

“Ne i respektojmë të gjithë, por nuk ia kemi frikën askujt. Ne e dimë se jemi të fortë dhe do të luajmë me vetëbesim dhe për tre pikë ndaj Cityt”, tha Callejon në fund.