Agim Jonuz
Disa pyetje shpërblyese, mundet? ( të fillojmë me shaka!)
Kush me kë do të bie në shtrat natën e parë të martesës pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale? Gjithsesi,… ai i cili i ka premtuar se do t’ia “jep”! A nevojitet lupë apo mikroskop për të parë se kush kujt do i ulet në prehër? Ama, siç duket, “do jetë qejf”!
A BE AJDE!,… Po bre!
Hajde ti analizojmë koalicionet. Matematikë e thjeshtë, nuk duhet fakultet. Bile, as përvojë politiko-analitike. Vetëm duhet sinqeritet para vehtes, zotit dhe institucioneve të cilët ende duhet të gjykojnë! Këtë herë, që të mos thonë armiqtë “a bre ky shqiptari vetëm për ne maqedonasit bën analiza”, do të marrim parasysh një fotografi më të gjerë që të mos jetë “me ilen” për maqedonasit. OK! Shkojmë!
Maqedonasve do t’ua mbyllur gojën vetëm me një fjali ajo është “ja de, ra Grujo dhe çka tani”! E nuk është ashtu. Tani do shohim kush do të qaj, kush është kokëfortë, kush ka punuar ndër tavolinë në të dy anët, kujt i kanë ikur mundësitë “për të bërë edhe ndonjë euro”, por besa edhe b**** e atij të cilit asesi të pajtohet me faktin se duhet të ngrihet nga kolltuku. Dhe, ashtu, zhvillohet i gjithë cirku se dikush do të arrestohet, dikush zhvendosje të vendit të punës, dikush besa edhe duhet të përshëndetet me politikën me faktin se “Maqedonia mbrohet ndryshe” dhe jo siç ka trumpetuar ai për 11 vite! Këtu automatikisht vijmë në atë “si vdekja e shqiptarëve të pashmangshëm” të cilët në njëfarë mënyre janë Herbert von Karajan në sinfoninë e quajtur “Zgjedhje 2017”.
“Dhe thotë”:
Pasi që kampusi politik shqiptar u nda në segmente më të vogla bazuar në ndarjen e më shumë partive politike në popullsinë ku shuma e votave nuk e tejkalon as shumicën në një nga dy parti politike maqedonase, ndodhi diçka e dyshimtë. Dhe çfarë është ajo? Marketingu politik e përdori pakënaqësinë mes pasuesve politik të BDI për ti barazuar ata me djallin më të errët që të mundet indin e popullit ta segmentoj në pjesë të cilët mund ti përdor në kombinatorika të ndryshme të mëvonshme, bazuar vetëm në fushatën të cilën LSDM dhe opozita e kanë udhëhequr për të përmbysur qeverinë e ashtuquajtur “Grujo”. Mundësia ishte tek dobësia dhe mospatja e argumenteve të BDI se proceset janë procese, se asgjë nuk mund të ndodhë brenda natës! Ajo është ajo! Ndërsa për të kompletuarin “vjedhje të qeverisë” t’ju përkujtojë se pas prezumimit të pafajësisë, askush nuk është hajdut përderisa nuk tregohet se është hajdut! Hajde tani ti kthehemi “hajdutllëkit”!
A be aj! (për herë të dytë). A be, po bre! ( për herë të dytë)
Peshën e përvojës politike sa i përket politikës tek korpusi shqiptar e mban BDI dhe atë askush nuk mund ta mohojë. Të gjitha akuzat të karakterit “Uaaa hajdutë”, të gjitha akuzat në relacion se asgjë nuk kanë porositur deri më tani nga ajo që kanë premtuar bie në ujë me analitikë elementare! Nëse dikush thotë se “ta dhefsha analitikën tënde” hajde kështu ti shtrojmë gjërat dhe gjithçka do të jetë e qartë bile edhe për analfabetët.
Lexo me vëmendje!
Unë nuk kamë librezë partiake nga asnjë parti politike por gjithmonë jamë kritik ndaj çdo qeverie, ashtu, nga natyra konstruktive. Mirë ama, nuk mundem pa i përcjellur qëndrimet e mia se edhe përkrah kombinatorikës politike “dhe nën tavolinë dhe mbi tavolinë”, nuk mundemi pa u pyetur se a është BDI një grup teatri që është kaq naiv të hyjë në projektin “ta tregojmë krimin dhe ta nxjerrim në sipërfaqe”? Në fillim të fushatës për zgjedhjet parlamentare, përveç “pazarit politik” legjitim të cilin e bën çdo pjesëmarrës i gjallë në skenën politike, BDI u përball me atë se etiketa e qeverisjes së përbashkët me VMRO dukshëm është e mundur ta çon në humnerë politike. POR! Mbeti në skenë dhe tha – dorëzojeni fajtorin! A keni nevojë për shpjegim të mëtejshëm? A konsideron dikush se ASNJËHERË nuk do të dalin në sipërfaqe pyetje të karakterit “kush ka gënjyer kush ka vjedhur”? JO! Do të dalin, dhe atë si. Atëherë arrijmë deri tek pyetja kyqe ndërsa ajo është e thjeshtë, nëse BDI nuk ka “tre të pastër” nuk do të shkonte deri në fund dhe të vazhdojë, por do të ishte “Grujo 2”!
E, u dëshmua se – NUK ËSHTË! Dhe çfarë të bëjmë tani! BDI duhet të jetë pjesë e ekipit i cili PATJETËR duhet instaluar gjyqësor të pavarur dhe me cilësi të lartë, hetime të cilat DUHEN të shkojnë deri në fund, ndërsa vet ajo dhe eliminimi i së kaluarës e cila si një peng ende duhet të vërtetohet. Nëse dikush mendon se BDI hyn në vetëvrasje të vetëdijshme politike me atë,.. ai NUK KA LIDHJE SE ÇFARË ËSHTË POLITIKA.
A të tjerët bre?
Hajde të shohim kështu. Copëtimi në kampusin politik shqiptar kryesisht është për shkak të një fenomeni në mesin e shqiptarëve që thotë: ‘‘tutti albanessi – tutti comandanti‘‘ i cili një ditë nëse jep zoti do të duhet të shkojë në histori sepse është faktor humbës. Të gjithë nga i pari deri te i fundit e kanë të qartë kush është komandanti. BESA (me gjithë respektin për disa individë), u paraqit si lëvizje dhe jo si parti politike. Lëvizja në konsolidimin e pasuesve të saj bazuar në kërkimin e modeleve për të përmbysur qeverinë asnjëherë nuk përmendi se VMRO është mbajtës i pushtetit dhe jo BDI! Peshën politike të cilën e mbante BDI ishte e kufizuar nga fakti se VMRO kishte shumicë dhe fuqi ABSOLUTE, dhe çdo segmentim ose tërheqje të hapave të cilat provonin për ta prishur atë, nënkuptonte radikalizëm nga dimensione të frikshme të cilët do të ishin të dëmshme për shtetin. NJË POPULLI TË VARFËR PËRSËRI TI SERVOHEN TRAZIRA DHE LUFTËRA!? Po, në politikë eksiston edhe ajo! Partitë e mbetura më të vogla pakënaqësinë dhe vrullin në kokë i përdorin me teori ultranacionaliste të cilën maqedonasit gjithsesi nuk do ta harrojnë njejtë sikurse shqiptarët asnjëherë nuk i harrojnë dhomat e gazit!
E, ajo është pjekuri politike! A hajdutë?!?! Ndërsa, në llogari të atij populli dikush vodhi dhe gënjeu?
Përgjigja për këtë është e shkurtër dhe e thjeshtë. BDI hyn në projekt “hajde ti kapim hajdutët dhe ti dënojmë”. A na përkujton ajo se anatemizimi i asaj partie në fillim nuk është politikë pa shije? Apo vetëm konfirmim i të dhënave se qeveria në ëmbëlsinë e saj me çdo kusht duhet të fitohet? Sipas ndonjë metodi makiavelist të qëllimit i arsyeton mjetet, vetëdija e ulët analitike e trupit votues ( respekt për një pjesë ) thotë “le të plasin këto, dhe ashtu – kështu”! E nuk mundet ashtu. Dikush duhet të ngrihet publikisht, qartë dhe me zë të lartë të thotë se çdo radikalizëm në këto momente dhe në proceset historike Maqedonisë i sjellin vetëm “gropa në rrugën” pikërisht në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike dhe gjithçka tjetër që duket si karotë në shkop drejt të cilës fluturojnë të gjithë brenda kufijve të Republikës së Maqedonisë.
Pushteti lokal?… Eh, përrallë në vehte!
To be continued,… shkruan kur përfundon ndonjë serial nga episodet amerikane
Shikoni episodin e ardhshëm të rrethit të dytë të freskët të zgjedhjeve ( PART TWO)…