Në sheshin Skënderbeu në Shkup, BDI ka festuar fitoren e saj në zgjedhjet e sotme lokale me kandidatin e saj Visar Ganiu.

“Urime fitorja. Çairi mbetet bastion i BDI-së. Visar Ganiu është kryetar i komunës së Çairit. Ju falënderoj të gjithëve që këto dy muaj nuk keni lënë familje në Çair pa ia prezantuar programin e kandidatit të ardhshëm Visar Ganiu. Ju e kthyet mbështetjen e BDI-së, fitorja iu takon juve dhe komuna e Çairit dhe BDI do të jetë në shërbim të qytetarëve. Prej këtu vetëm fillojnë fitoret e reja të BDI-së”, ka thënë shefi i Shtabit zgjedhor të Çairit, Bujar Osmani.