Pas zërave se Komandanti i stacionit policor të Zhirovianit, Argjend Osmani po bën presion ndaj votuesve, TV21 shkoi menjëherë në vendngjarje. Personi në fjalë hodhi poshtë akuzat për presion ndaj votuesve. Ai tha se këto janë vetëm spekulime, raporton tv21.tv.

Edhe disa nga banorët e Bugovinës thanë se procesi i votimit po rrjedh në mënyrë demokratike dhe pa presion. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 18 mijë qytetarë.