Gianluigi Buffon ka sqaruar se ky do të jetë viti i fundit për të.

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka bërë të ditur dëshirën e tij të fundit para pensionimit nga futbolli.

Portieri italian fitoi çmimin e portierit më të mirë për vitin 2017 nga FIFA.

Dhe, ai ka sqaruar se ky do të jetë viti i fundit për të.

“Dua të fitoj me Kombëtaren e Italisë por edhe Ligën e Kampionëve me Juventusin”, u shpreh Buffon, përcjell “lajmi.net”.

Buffon dëshiron të marrë pjesë në Kampionatin botëror 2018 para se të vendos për përfundimin e karrierës si futbollist.