Bashkëshortja e këngëtarit amerikan Jason Aldean, Brittany Kerr, ka publikuar një deklaratë emocionale për ngjarjet tronditëse të Las Vegasit.

Kerr ka shpërndarë një postim në Instagram, ku tregon emocionet e saja pasi sulmuesi vrau mbi 50 persona dhe plagosur 500 të tjerë në Las Vegas.

“Kur nisën të shtënat, unë nuk isha bashkë me Jason, por me disa miq në afërsi të hotelit Mandalay. Mendimi im i parë ishte që të ikja tek ai,” ka thënë ajo.

Aldean ishte duke performuar në festival kur nisën të shtënat.

Kerr është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë.

“Unë po ashtu mendova se nuk do të mund të mbaja fëmijën tim”, ka thënë ajo.

Kerr dhe Aldean shpëtuan të gjallë.

“Ne ishim fatlumë. Nuk mund të them fjalët për gjithë atë që kemi ndjerë për ata që nuk janë më në mesin tonë”, tha Kerr.

“Diçka ka ndryshuar në këtë vend. Bota është duke u bërë një vend i tillë ku unë frikësohem të rrisë fëmijët e mi”, ka shtuar Kerr.