Një automjet prodhim i vetëm dhe i veçantë në vlerë prej 1.5 milion funta është aksidentuar në rajonin Sussex në juglindje të Britanisë së Madhe.

Një automjet prodhim i vetëm dhe i veçantë në vlerë prej 1.5 milion funta është aksidentuar në rajonin Sussex në juglindje të Britanisë së Madhe.

Në një njoftim të bërë nga Policia e Sussex, thuhet se “Automjeti i llojit Pagani Zonda, prodhim i veçantë në vlerë prej 1.5 milion funta, i cili është përplasur në barrierat rrugore në rrugën A27, ka pësuar dëm të madh”.

Në njoftim gjithashtu është theksuar se shoferi i automjetit nuk ka marrë lëndime.

Automjeti prodhim i veçantë italian i cili mund të arrijë deri në 330 kilometra shpejtësi në orë, gjatë aksidentit ishte në autokolonën e përbërë nga automjete sportive. Vlerësohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga shoferi për shkak të reshjeve.