Vajza e themeluesit të Top Medias, Lori Hoxha feston sot ditëlindjën. Fashionistja e njohur i ka nisur festimet për 24-vjetorin e lindjes, që në orën 00:00, kur data ka shënuar 19 tetor.

Përgjithësisht çdo vit e bukura Lori organizon festa të mëdha për ditëlindjen e saj. Edhe këtë vit ka vepruar njësoj. Ajo ka mbledhur miqtë e saj më të mirë, për të festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të ekranit shqiptar, që janë ftuar për të qenë present në ditëlindjen e fashionistes. Lori si gjithmonë edhe për sa i përket veshjes nuk ka gabuar me zgjedhjen e saj. Ajo shkëlqente e tëra me një fustan gold të shkurtër, të hapur në pjesën e gjoksit.

Trashëgimtarja e Top Channel duket se është argëtuar pafund në këtë 24-vjetor. Nuk e dimë se çfarë mund të bëjë më shumë bukuroshja kur të ketë 25-vjetorin e lindjes…