Një dhëndër në Arabinë Saudite është larguar nga ceremonia e dasmës, për një arsye paksa të çuditshme. Babai i nuses këmbëngulte që vajzës së tij t’i lejohej që t’i jepte makinës, pasi ajo të martohej.

Madje ai kishte kërkuar që e bija pasi të martohej, përveç që të merrte patentën e shoferit të blinte edhe një makinë. Ndërkohë kujtojmë se Arabia Saudite për herë të parë do të lejojë femrat që të ngasin makinën që nga qershori i vitit 2018.

Sipas mediave vendase, dhëndri, i cili kishte rënë dakord për një  pajë prej 10.600 dollarë që do të sillte nusja si edhe kishte lënë gruan që të vazhdonte të punonte pas martesës, ishte habitur nga kërkesa shtesë.

Babai i bëri kërkesën vetëm pak minuta para se të fillonte ceremonia e dasmës sipas Al-Marsdit. Në këtë mënyrë dhëndri hodhi poshtë kërkesën dhe u largua duke lënë pas familjen e tij.

Më vonë ai kërkoi nga kushërinjtë e tij që të organizonin darkë për familjen e të fejuarës por vetë nuk mori pjesë në festë.